Zbulohet gjinia e fëmijës së “lali Erit”

Në festën e fëmijëve, kryebashkiaku i Tiranës na dha lajmin e bukur që në familjen e tyre pritej një bebe.

ShowBiz

06/06/2018 14:33

Pas kuriozitetit për të parë barkun e rrumbullakosur të Ajolës simpatike, lind pyetja çfarë gjinie do të jetë fëmija?

Burime pranë familjes kanë konfirmuar për bordo.al se Ajola është në pritje të ëmbël për të sjellë në jetë një lali Eri të vogël. Pra vjeshtën e këtij viti, familja Veliaj do të gëzohet me një djalë. Me siguri ky vit është ndër të më të bukurit për çiftin Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa.

Se Ajola ishte në pritje të ëmbël u konfirmua disi në “Kurthin e Piter Panit”, ku Veliaj ishte i ftuar. Por lajmi u konfirmua zyrtarisht nga Erioni dhe Ajola me foto përkatëse në rrjetet sociale, ku kanë uruar fëmijët për 1 qershorin bashkë me rrahjet e zemrës së bebit Veliaj. Bordo uron çiftin për lajmin e bukur!/Bordo/