Zbulohet formacioni i Kosovës kundër Ukrainës

Përfaqësuesja e Kosovës do të kërkojë fitoren e parë në eliminatorët për Kampionatin Botëror.

Sport

06/10/2017 16:10

Skuadra e drejtuar nga Albert Bunjaki, sonte me fillim nga ora 20:45 përballet me Ukrainën në ‘Loro Boriçi’.

Duket se trajneri i Kosovës, tashmë ka ndarë mendjen për njëmbëdhjetë lojtarët që do t’i hedh në fushë kundër Ukrainës së Andriy Shevchenkos.

Gazetari i SuperSport Kosovës, Arlind Sadiku që ndodhet në Shkodër, ka arritur të sigurojë formacionin e Kosovës ndaj Ukrainës.

Nga minuta e parë këtë sfidë, pritet ta nis i rikthyeri Bersant Celina.

Formacioni i Kosovës kundër Ukrainës:

Ujkani, Paqarada, Jashanica, Rrahmani, Vojvoda, Musolli, Kryeziu, Celina, Halimi, Rashica, Muriqi./Lajmi.net/