Zbulohet fetusi mumie, më i riu ndonjëherë (FOTO)

Është zbuluar fetusi më i ri i mumifikuar ndonjëherë në Egjiptin e Lashtë.

Fun

12/05/2016 16:35

 

Ky zbulim sipas studiuesve tregon mbi të gjitha se sa “e vlefshme ishte jeta, edhe e një foshnje të palindur” për egjiptianët, transmeton lajminet.

Arkivoli, i cili është gjetur në Giza vitin 1907 nga eksploruesit britanikë, mendohej se përmbante pjesë të ndryshme të trupave njerëzor.

Por pas një skanimi me një lloj të veçantë të skanerit, studiuesit nga Muzeu i Cambridge kanë gjetur se në fakt mbetjet janë të një fetusi 16-18 javësh.

cropmummyupperlimbs

Arkivoli është 44 centimetra i gjatë dhe fetusi është i mbështjell me kujdes dhe mumia pothuajse është e paprekur nga proceset natyrore.

“Ky është një zbulim i jashtëzakonshëm pasi na jep dritë mbi kulturën egjiptiane por mbi të gjitha na edukon më shumë se si ky qytetërim e konsideronte jetën. Ata e çmonin aq shumë jetën, sa janë kujdesur që edhe një foshnje e palindur të varroset në mënyrën më të mirë”, thotë Julie Dawson, studiuese, transmeton lajmi.net.

Edhe më herët janë gjetur fetuse të mumifikuara. Dy prej tyre janë gjetur në varrezat Tutankhamun, por ato kishin vdekur kur kanë qenë 25 javësh dhe 37 javësh.

Arkivoli i fetusit më të ri, besohet se i përket periudhës së fundit të Egjiptit të Lashtë që mund të datojë në mes të viteve 664 dhe 525 Para Lindjes së Krishtit.

“Fetusi është lidhur me kujdes me fasha. Gjatë balsamimit të trupit, janë hequr organet e brendshme. Trupi është pothuajse në gjendje perfekte”, thuhet në deklaratën e muzeut.

Sipas studiuesve, fetusi me gjasë ka vdekur si pasojë e dështimit të shtatzënisë. /lajmi.net