Zbulohet ‘fajtori’ për largimin e Bonuccit nga Juventus (FOTO)

Leonardo Bonucci u largua nga Juventus për një arsye mjaft serioze.

Sport

15/07/2017 12:05

Leonardo Bonucci u largua nga Juventus për shkak të raportit të tensionuar me trajnerin Max Allegri.

Mediat italiane raportojnë se mbrojtësi italian u largua nga kampioni i Serie A duke iu bashkuar Milanit në transferim me vlerë prej 42 milionë euro.

Kurse, arsyeja kryesore e largimit nga Juventus ishte Allegri, përcjell “lajmi.net”.

Bonucci dhe Allegri u përplasën gjatë ndeshjes kundër Palermos në Serie A duke bërë që mbrojtësi të përfundojë në tribuna në duelin ndaj Portos në Ligën e Kampionëve.

Nga ai moment, ata asnjëherë më nuk ishin në raporte të mira dhe në fund Bonucci vendosi të gjejë një skuadër të re. /Lajmi.net/