Zbulohet emri i shqiptarit të vrarë me plumb në kokë ne Greqi

Është zbuluar identiteti i shqiptarit të vrarë me plumb në kokë në Greqi. Sipas mediave greke, viktima është identifikuar si Nesti Prifti. Ai mendohet se është vrarë për larje hesapesh dhe konfliktesh të pasura me persona të tjerë.

Lajme

16/08/2018 17:01

Policia greke ka mbledhur filmimet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorin. Ndërkohë që u raportua më parë se dyshohet gjithashtu se është zbatuar një “kontratë vdekje”, pra shqiptari është ekzekutuar nga vrasës me pagesë.

Rikujtojmë se trupi i tij i gjet afër kryqëzimit të rrugëve Makris dhe Parnithos, në lagjen Kypseli. 36 vjeçari ishte vrarë menjëherë sapo kishte parkuar motorin.

Kur u ekzekutua poshtë pallatin, 36-vjeçari po parkonte makinën poshtë pallatit. Mësohet se ai jetonte së bashku me gruan e tij shtatzënë dhe kishin dhe një fëmijë tjetër bashkë.