Zbulohet emri i futbollistit të vëzhguar nga Ferguson gjatë ndeshjes Roma – Barcelona

Sir Alex Ferguson, skaut i Manchester Unitedit gjatë ndeshjes Roma - Barcelona.

Sport

11/04/2018 09:12

Sir Alex Ferguson ishte në tribunat e stadiumit Olimpico gjatë ndeshjes Roma – Barcelona në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Mundo Deportivo” shkruan se ish menaxheri i Manchester United kishte ardhur në kryeqytetin italian për të vëzhguar paraqitjen e mbrojtësit të Barcelonës, Samuel Umtiti.

Reprezentuesi francez është objektiv i ekipit të “Red Devils” për sezonin e ri, përcjell “lajmi.net”.

Por, Umtiti dhe Barcelona kaluan një ndeshje të vështirë duke u mposhtur 3:0 nga Roma dhe eliminuar nga Liga e Kampionëve. /Lajmi.net/