Zbulohet emri i futbollistit që e largoi Moratan nga Real Madrid (FOTO)

Një futbollist i Real Madridit është fajtor për largimin nga klubi të sulmuesit Alvaro Morata.

Sport

20/07/2017 09:36

Karim Benzema është fajtori për largimin e Alvaro Moratas nga Real Madrid.

E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se francezi është arsyeja e largimit të spanjollit nga Santiago Bernabeu për në Chelsea, përcjell “lajmi.net”.

Morata nuk është ‘viktima’ e parë e Benzemas në Real Madrid.

Nga prezenca e rregullt e Benzemas në formacionin bazë, largimi nga Real Madrid e ka gjetur edhe legjendën Raul si dhe sulmues të tjerë si Gonzalo Higuain e Javier “Chicharito” Hernandez. /Lajmi.net/