Zbulohet ekipi i ri i Buffonit, pas largimit nga Juventus

Silvano Martina ka theksuar se ish kapiteni i Juventusit do të vazhdojë të luajë edhe në sezonin e ri.

Sport

25/05/2018 13:28

Gianluigi Buffon mirëpret mundësinë e transferimit në Paris Saint-Germain.

Menaxheri i tij, Silvano Martina ka theksuar se ish kapiteni i Juventusit do të vazhdojë të luajë.

“Do të jemi të lumtur nëse Gigi transferohet në Paris për sezonin e ri”, deklaroi Martina për “Le Parisien”, përcjell “lajmi.net”.

Buffon dëshiron ta vazhdojë karrierën edhe pas largimit nga Juventus. /Lajmi.net/