Zbulohet edicioni special Cadillac CTS-V Coupe

Cadillac ka zbuluar modelin e ri CTS-V për vitin e ardhshëm, model ky i cili është i fuqizuar me 556 kuaj-fuqi. Së bashku me detajet zyrtare të veturës, Cadillac ka shfaqur edhe imazhet e kësaj veture.

Auto & Tek

13/05/2014 22:32

Cadillac ka prezantuar modelin e ri special CTS-V, model ky që pritet të ketë sukses në formacionin e veturave të gjeneratës së vitit të ardhshëm.

Modeli special merr disa veçori shtesë edhe pse fuqia e motorit 6.2 litërsh V8 mbetet e njëjtë me 556 kuaj-fuqi.

Modeli rival i CTS-V, Mercedes C63 AMG, është modeli më i fuqishëm dhe më i mirë në radhët e këtyre modeleve, dhe përmban karakteristikat më të mira – duke iu falënderuar kompanisë e cila shpenzoi kohën e saj më të madhe në krijimin e këtij modeli.

Modeli do të jetë i gatshëm në tre ngjyra: Të bardhë kristal, të zezë diamant dhe ngjyrë metalike. Blerësit gjithashtu mund të zgjedhin në mes dy llojeve të transmetuesve të shpejtësisë, manuale me gjashtë shpejtësi apo automatike.

Edicioni special do të jetë i gatshëm në SHBA më vonë këtë vit, dhe do të jetë i kufizuar në vetëm 500 njësi. Çmimet do të fillojnë nga $72,000.