Zbulohet e vërteta e rrëzimit të Kullave Binjake në SHBA, ja çfarë ndodhi

S’është as ndonjë sekret e as ndonjë zbulim i madh të thuash se njerëzit në këtë botë janë tërësisht të çmendur. Atyre iu futet një ide në kokë dhe do të vijojnë ta kenë atë deri në fund të jetës.

Fun

06/03/2017 18:40

Ka të tillë që besojnë se 11 shtatori, pra ai që gjithmonë është cilësuar si një sulm terrorist, ku dy avionë u nisën në drejtim të Kullave Binjake dhe i rrafshuan ato, ka ardhur si pasojë e një shpërthimi të komanduar së brendshmi dhe jo si pasojë e përplasjes me avionët.

Kjo është teoria konspirative e radhës në kuadër të përvjetorit të 15-të të sulmit terrorist. Disa ekspertë në SHBA nuk janë dakord me hetimin e bërë nga Instituti Kombëtar i Standardeve dhe Teknologjisë i SHBA-së, i cili ishte publikuar në gusht të vitit 2002. Ata kanë shkruar një letër duke përmendur katër pjesë të rëndësishme të provave duke arritur në këtë përfundim.

Ja cilat janë:

Zjarret nuk janë të mjaftueshme për të ngrohur një strukturë masive çeliku që ajo të shembet; shumica e ndërtesave të larta kanë sisteme spërkatëse që parandalojnë një zjarr nga “rritja” e nxehtësisë, e mjaftueshme për të ngrohur çelikun në një nivel kritik; kullat mbrohen duke përdorur materiale “anti-flakë” dhe janë të dizajnuara ashtu që nëse rrezikohen, ato nuk do të shemben.

Ata vënë në dukje se kullat ishin projektuar edhe për të qëndruar “në këmbë” në rast të veprimtarive sizmike, siç janë tërmetet, si dhe erërat tepër të forta. Në këtë drejtim, lidhur me këtë pretendime, mediat e huaja kanë sjellë në pah deklaratat e John Skilling, shef i inxhinierëve të strukturës së Qendrës Botërore të Tregtisë.

Ai kishte pranuar në vitin 1993 – tetë vjet para katastrofës – se ato janë bërë në mënyrë specifike që të përballojnë forcën e goditjes edhe nga një aeroplan. Në një intervistë në “Seattle Times” ai kishte thënë: “Analiza jonë tregon se problemi më i madh do të jetë fakti se i gjithë karburanti (nga aeroplani) do të derdhej në ndërtesë. Do të shpërthente një zjarr i tmerrshëm, shumë njerëz do të vriteshin… [por] struktura e ndërtimit do të mbetej aty”.

Ai më pas kishte komentuar se e vetmja gjë që mund t’i bënte kullat të shembeshin, do të mund të ishte përdorimi i disa lloje të eksplozivit.

Gjithsesi, teoritë dhe dyshimet rreth rrëzimit të Kullave Binjake mbeten të paqarta, edhe 15 vjet më pas, dhe duket pak e mundur se ato ndonjëherë do të marrin përgjigje.