Zbulohet e gjitha! Real Madridi ka telefonuar Conten

Real Madridi po mendon që ta shkarkoj Julen Lopeteguin.

Sport

18/10/2018 20:05

Real Madridi nuk është i kënaqur me Julen Lopeteguin, andaj po mendon që ta zëvendësoj atë.

Skuadra spanjolle kishte një start të mirë në LaLiga, por këto katër ndeshjet e fundit, u kanë lënë një shije të hidhur.

Sipas mediave spanjolle, Real Madridi e ka kontaktuar Antonio Conten, duke i bërë ofertë që të bëhet trajner i tyre, përcjell “lajmi.net”.

Madrilenët me gjasë do t’i japin kohë Lopeteguit deri në fund të muajit tetor, nëse vazhdon kjo formë e dobët, atëherë ish-trajneri i Chelseas, mund ta marr drejtimin e skuadrës. /Lajmi.net/