Zbulohet e dashura e Noizyt (Foto)

Noizy është vënë shpesh në qendër të vëmëndjes jo vetëm si reperi më i pëlqyer, apo ai më i pasur por edhe për romanca kryesisht me femra të ekranit.

ShowBiz

23/05/2017 15:58

Enca ishte e fundit që shpesh përflitej për një histori më shumë sesa thjesht bashkëpunimi me reperin. Prishja e marrëdhënies së tyre iu dha dund edhe këtyre fjalëve. Por një tjetër vajzë duket se është futur jo vetëm në grupin por edhe në jetën e reperit. Ajo quhet Naomi dhe këndon.

Megjithatë së fundmi ka udhëtuar nga Zvicra në Tiranë për të kaluar disa ditë në Shqipëri….pranë reperit.

Ajo ishte e pranishme në skenë bashkë me Noizyn dhe dy djemtë e tjerë të grupit në koncertin e këtyre të fundit, Noizy gatuan për të, e shoqëron 30 vjeçarin edhe në udhëtime jashtë Tiranë, madje në tavolinë ulen pranë njëri-tjetrit si dhe aktualisht ndodhet në Durrës , aty ku reperi jeton: A janë këto fakte të mjaftueshme për të besuar se Noizy dhe Naomi janë në një lidhje?