Zbulohet e ardhmja e Zidanes dhe Allegrit

Vera e këtij viti premton se do të ketë shumë befasi në afati e transferimeve.

Merkato

13/01/2019 15:30

Që nga stoli i skuadrave e deri tek formacioni i parë, do të ketë ndryshime të mëdha.

E ardhmja e Zinedine Zidanes është ende në ajër, duke mos lënë anash as atë të Maxi Allegrit, transmeton lajmi.net.

Mediat spanjolle dhe ato italiane raportojnë se francezi mund të kalojë te Juventus, ndërsa ai italian te Real Madridi.

Nëse Allegri nuk e fiton Ligën e Kampionëve në këtë sezon, atëherë ai do t’i hap rrugë Zidanes që të ulet në stolin e torinasëve. /Lajmi.net/