Zbulohet data kur Marotta prezantohet te Inter

Është zbuluar data se kur do të prezantohet Beppe Marotta te Interi.

Merkato

10/12/2018 10:23

Beppe Marotta u largua nga Juventus në muajin nëntor, ndërsa pritet të prezantohet në këtë muaj te Interi.

Sipas ‘Corriere della Sera’, drejtori italian do të prezantohet më 13 dhjetor te nerazurët si drejtor sportiv, përcjell “lajmi.net”.

Në këtë mision të vështirë, Inter mund të ndihmohet nga afrimi i Marottas. Prezantimi i tij në rolin e ri si drejtuesi i ekipit zikaltër do të bëhet ditën e enjte.

Administratori i deleguar i ri, do të jetë një mbështetje për trajnerin Spalletti. Të fitojë me PSV, duke shpresuar më pas në kualifikim për në fazën tjetër, është misioni i parë për të mbytur krizën dhe histerizmat. /Lajmi.net/