Zbulohet çmimi i këmishës së Marina Vjollcës! Kaq kushton

Marina Vjollca është njëra ndër moderatoret më të dashura shqiptare.

ShowBiz

06/09/2018 22:02

Dhe tani, Vjollca publikoi një fotografi në Instagram e cila dukej tejet magjepëse në një këmishë elegante, shkruan lajmi net.

Jo më kot shquhet si njëra ndër prezantueset më me stil shqiptare, pasi këtë e vërteton pothuajse në çdo postim të saj. Edhe pse në shikim të parë këmisha duket e thjeshtë, kjo i përket firmës ‘Roberto Cavalli’, që ka vlerën mbi 1000 euro, çmim ky i zbuluar nga faqja  “Whattheywearin”.

Marina ka kohë që nuk ka qenë e angazhuar në ndonjë projekt të ri por që po shijon martesën e saj me reperin nga Kosova, Ghetto Geasyn. /Lajmi.net/