Zbulohet çmimi i fustanit që Dua e pati në konferencë për shtyp para finales

Superylli botëror, Dua Lipa është njëra ndër artistet më të suksesshme shqiptare.

ShowBiz

25/05/2018 08:31

Ajo tashmë ka zhvilluar turneun  e saj ne vende të ndryshme të botës, madje me paraqitje tejet unike, shkruan lajmi net.

Veshjet e saj tërheqin gjithnjë vëmendje duke u cilësuar si një nga artistet me plot stil dhe elegancë, e në këtë të fundit e tillë është teksa ka të veshur një fustan të kuq me pika të zeza.

Faqja “What they wearin”, ka treguar çmimin e këtij fustani që kushton hiq më pak se 850 euro, edhe pse duket shumë i thjeshtë.

Me këtë veshje ajo u paraqit në konferencën për shtyp para fillimit të Ligës së Kampionëve.

Ndryshe, këngëtarja Lipa do të performoj në natën më të madhe të futbollit botëror, atë të finales së Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/