Zbulohet çfarë u tha Ancelotit lojtarëve të Napolit para ndeshjes me Liverpoolin

Napoli do të përballet me Liverpoolin në kuadër të xhiros së fundit të Ligës së Kampionëve.

Sport

10/12/2018 11:43

Napoli ka arritur në Angli, ku do të përballet me Liverpoolit në ‘Anfield’.

Skuadra italiane do të tentoj ta mposht atë angleze, për të kaluar tutje në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.

Carlo Ancelotti ka mbajtur një takim të gjatë me lojtarët në Angli, duke u kërkuar që ata të luajnë me zemër.

“Na duhet një zemër e nxehtë dhe një gjak i ftohtë”, thuhet t’u ketë thënë trajneri italian lojtarëve të Napolit.

Në rast të fitores, napolitanët kalojnë së bashku me PSG-në në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, ndërsa Liverpool do të luante në Evropa Ligë. /Lajmi.net/