Zbulohet çfarë i tha Messi gjyqtarit Skomina gjatë ndeshjes me Chelsean

Damir Skomina refuzoi kërkesat nga ekipi i Barcelonës për një ndërhyrje të palejueshme.

Sport

16/03/2018 07:25

Lionel Messi pati një diskutim me gjyqtarin Damir Skomina gjatë fitores së Barcelonës ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Pas një vendimi të gjyqtarit që nuk i pëlqeu futbollistit argjentinas, ai shkoi tek gjyqtari dhe mori përgjigjen: “Leo, harroje”.

Skomina refuzoi kërkesat nga ekipi i Barcelonës për një ndërhyrje të palejueshme.

Messit nuk i pëlqeu përgjigjja dhe ia ktheu atij me ton të ashpër, përcjell “lajmi.net”.

“Mos fol keq me mua, nuk të kam shfaqur mungesë respekti, apo jo?”, i tha Messi. /Lajmi.net/