Zbulohet biseda e Falcaos që solli kurdisjen e ndeshjes

Barazimi plot polemika 1-1, i Kolumbisë dhe Perusë, tashmë po fillon të zbardhet akoma më shumë.

Sport

12/10/2017 14:55

Radamel Falkao dhe mesfushori i Perusë, Renato Tapia, e kanë pranuar se po diskutonin për faktin se një barazim do i kënaqte të dyja skuadrat, dhe do i sillte kualifikimin për në Kupën e Botës.

as ndeshjes, në një intervistë Falkao u shpreh: “E dinim çfarë po ndodhte në ndeshjet e tjera, dhe në atë moment u mundova t’ia shpreh këtë gjë edhe lojtarëve të Perusë.”

Ndërkohë, nga ana tjetër, Tapia i Perusë, i cili aktivizohet me Fejnordin në Holandë, tha pas ndeshjes për “Panamerikana TV” : “Në pesë minutat e fundit, kolumbianët erdhën tek ne, duke e ditur rezultatin e ndeshjeve të tjera.

Kështu e menaxhuam ndeshjen siç na duhej. Fola me Radamelin i cili më tha se nëse vazhdonim barazim, kualifikoheshim të gjithë, por gjithsesi në futboll ne luajmë gjithmonë për të fituar.”

Ky barazim e ndihmoi Kolumbinë të shkonte direkt në Rusi, ndërsa Peruja u rendit e 5-ta në grup dhe do të luajë në fazën “play-off”. Me Kilin që po mundej në Brazil, të dyja ekipeve iu interesonte barazimi, dhe pas pamjeve të publikuara ku lojtarët e të dy ekipeve shihen duke biseduar, një lumë akuzash vërshuan nëpër media.