Zbulohet biseda, Ancelotti – Di Maria

Carlo Ancelotti po shfrytëzon faktin që marrëdhëniet e Di Marias me PSG-më janë në një pikë minimale.

Sport

18/07/2018 13:13

Carlo Ancelotti vijon të stërvitë skuadrën e Napolit, në kuadër të sezonit të ardhshëm, por paralelisht po shfaqet mjaft aktiv edhe në merkato.

Së fundi mediat italiane raportojnë se tekniku ka telefonuar Angel Di Marian, për të tentuar ta bindë që t’i bashkohet te Napoli këtë verë. Trajneri italian i ka ofruar një pozitë prej lideri në skuadër, hapësira për të luajtur aty ku ndihet më mirë, por edhe një kontratë afatgjatë, 4-vjeçare.

Ancelotti po shfrytëzon faktin që marrëdhëniet e Di Marias me PSG-më janë në një pikë minimale, ndërsa trajneri i francezëve, Tuchel nuk e konsideron pjesë të projektit argjentinasin.

Menaxheri i futbollistit ka kontaktuar edhe me drejtuesit e Interit më herët, por problemi më i madh i tij, mbetet paga e lartë që fiton në kryeqytetin francez, rreth 10 milionë euro që në Itali nuk ia garanton askush, transmeton “SS”.

Gjithsesi Ancelotti po bën të gjitha përpjekjet për t’u ribashkuar me mesfushorin që punoi te Reali në sezonin 2013-2014, të cilin e shikon si idealin për aplikimin e skemës 4-3-3.