Zbulohet arsyeja se përse McGregor nuk e paditi Khabibin

Incidenti që ndodhi pas përfundimit të eventit UFC-229 vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes të sportit amerikan, me Komisionin e Sportit në Nevada që ka hapur një hetim për të zbardhur arsyen përse rusi Khabib Nurmagomedov doli jashtë kafazit për të sulmuar stafin e McGregor.

Sport

08/10/2018 12:14

Por McGregor edhe pse mund ta bënte, ka vendosur që të mos e padis, Khabibin duke ja lehtësuar shumë punën me komisionin disiplinor.

Por një video e publikuar se fundmi tregon se edhe McGregor mund të dënohet.

Conor McGregor u sulmua në kafaz nga stafi i Khabib Nurmagomedov dhe nga një tifoz, por ai nuk kishte qëndruar duarkryq, madje në pamje shihet qartë se është irlandezi ai që godet i pari.

Kjo supozohet që të jetë edhe arsyeja pse McGregor nuk e ka paditur Khabib, pasi ai do të shtynte hetimet që të dënonin edhe atë vetë. /Lajmi.net/