Zbulohet arsyeja pse Tottenham nuk ka shpenzuar as 1 euro në këtë merkato

Tottenham ka befasuar të gjithë duke mos shpenzuar asnjë euro para sezonit të ri.

Sport

11/08/2017 13:15

“Cilat janë pritshmëritë e Totenhemit për sezonin e ardhshëm?” pyet Antonio Konte kur i kujtohet se skuadra e Poçetinos nuk ka shpenzuar ende asnjë euro në këtë merkato.

Spërsat, nënkampionët e Anglisë, janë e vetmja skuadër, që nga katër të parat në 5 ligat kryesore të Europës, nuk kanë nxjerrë nga banka qindarkën e parë dhe nuk duket se kanë ndër mend që ta nxjerrin portofolin nga xhepi, përcjell Panorama.

Ndërkohë që, në arkat e klubit milionat që kanë hyrë kanë qenë të shumta, plot 80 milionë euro për shitjen e katër futbollistëve: (51 për Kajl Uokerin, 19 për Bentaleb, 7 për N’Xhie, 3,2 për Facion). Londinezët po ndërtojnë një stadium 830 milionë eurodhe është normale që të kenë nevojë për para.