Zbulohet arsyeja pse Ronaldo refuzoi të rikthehet te Man United

Cristiano Ronaldo vendosi të ndryshojë ambient këtë verë, duke u larguar nga Real Madrid për t’iu bashkuar Juventusit.

Sport

01/08/2018 15:46

Portugezi zgjodhi futbollin italian për të nisur diçka të re, pas nëntë viteve të suksesshme te Real Madrd.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë kishte tri oferta për të ardhmen e tij, dhe njërën e mori nga ish skuadra e tij, Manchester United.

Por, sipas asaj që zbulon ‘Sky Sport News’, Ronaldo ka refuzuar Manchester United, duke dhënë edhe arsyet që e shtynë të marrë këtë vendim.

Ronaldo raportohet të ketë thënë se Manchesteri është shtëpia e tij, por se nuk mund të kthehet shkaku i lojës së Mourinhos, duke shtuar se nuk mund të luaj në këtë moshë si një mbrojtës krahu./Lajmi.net/