Zbulohet arsyeja pse izrealitët udhëtuan me furgonë dhe jo me autobus për në Tiranë

Askush nuk i ka parë izraelitët para hotelit, pasi hyrja ka qenë mjaft e mistershme.

Sport

11/11/2016 15:13

Përfaqësuesja e Izraelit udhëtoi drejt Tiranës me furgonë, jo vetëm për arsye sigurie, por edhe për arsye teknike.

Mbërritja në Tiranë, pikërisht te hotel “Plaza”, i cili ndodhet në qendër të kryeqytetit ka qenë mjaft e shpejtë, ndërsa zbritja dha kalimi në dhomat e hotelit është bërë i fshehtë.

Askush nuk i ka parë izraelitët para hotelit, pasi hyrja ka qenë mjaft e mistershme. Pikërishtkëtu lidhet situata me furgonët që bënë transportin. Ata u futën në parkingun nëntokësor të hotelit, ndërsa stafi dhe lojtarët u transportuan nëpër dhoma me anë të ashensorit, raporton “Newsportal”.

Autobusi nuk mund të hynte në parkingun nëntokësor për shkak të lartësisë së tij, gjë që mundej vetëm nga furgonët. Një detaj mjaft i rëndësishëm është dhe situata e momentit që mbizotëron rreth e qark hotelit.

Forca të shumta policore të armatosura rëndë ruajnë qetësinë e izraelitëve, të cilët nuk kanë bërë asnjë dalje nga hoteli ditën e sotme, përveç atyre të organizuara për stërvitje.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.