Zbulohet arsyeja pse Ardian Bujupi u arrestua nga policia (Foto)

Ishte bërë i njohur që nga spektali muzikor “DSDS” në Gjermani. Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Ardian Bujupi.

ShowBiz

23/05/2017 18:16

Ardiani ka një lajm të mirë për të gjithë fansat e tij. Këngëtari i shumë hiteve është duke punuar në projektin e tij më të ri.

E në klipin e tij do të jenë të pranishëm edhe Policia e Kosovës. Në disa fotografi që publikoi Express, Ardiani shihet, duke u arrestuar nga Policia.

Këtë e kishin konfirmuar edhe zyrtarë nga policia e Kosovë, të cilët thonë se nuk bëhet fjalë për ndonjë arrestim, por kjo ishte bërë për xhirimet të klipit më të ri të këngëtarit.

Kujtojmë se ditë më parë edhe reperi i njohur Skivi ishte parë në Polici. Edhe Skivi njëlloj sikurse Ardiani kishte shkuar për shkak të xhirimeve të klipit të tij.