Zbulohet arsyeja përse është larguar Tumblr nga App Store

Tumblr thotë se pornografia e personave nën moshën 18 vjeçe ishte arsyeja për largimin e papritur të saj nga iOS App Store.

Auto & Tek

20/11/2018 17:16

Aplikacioni është larguar nga dyqani që prej 16 nëntorit, por deri më tani arsyeja e mungesës së tij ishte e paqartë – fillimisht Tumblr thjesht tha se ishte “duke punuar për të zgjidhur problemin me aplikacionin iOS”, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, pasi Download.com iu qas Tumblrit me burime që pretendonin se arsyeja lidhej me skena pornografike të personave nën moshën 18 vjeçare, rrjeti social në pronësi të Yahoo lëshonte një deklaratë të re që konfirmonte këtë çështje.

Në deklaratën e saj të përditësuar, Tumblr tha se ndërsa çdo imazh i ngarkuar në platformë ishte “skanuar kundër një baze të dhënash të industrisë së materialit të abuzimit seksual të fëmijëve” për të filtruar imazhe të qarta, një “auditim rutinor” zbuloi përmbajtje që mungonte nga baza e të dhënave, për të kaluar nëpër filtër.

Megjithëse Tumblr thotë se përmbajtja u hoq menjëherë, aplikacioni i saj vazhdon të jetë i padisponueshëm në App Store. /Lajmi.net/