Zbulohet arsyeja e transferimit të Fabregas te Chelsea

Më në fund mediat angleze thonë se kanë zbuluar arsyen e transferimit të Fabregas te Chelsea, që besohet të jetë Jose Mourinho.

Sport

05/10/2014 10:45

Caughtoffside raporton se Jose Mourinho ka arritur që në mënyrë personale te bind mesfushorin spanjoll të transferohet te Chelsea gjatë verës.

Fabregas ishte duke kaluar kohë shumë të vështira te Barcelona. Jose Mourinho e bindi kështu që të ritkhehet në Premier Ligë, për të rikthyer formën e tij të vjetër.

Besohet se trajneri portugez fluturoi në Spanjë në ndeshjen e fundit të Fabregas në La Liga. Ai bisedoi me të personalisht për një transferim te skuadra e Chelseas dhe duket që ky tentim rezultoi të jetë i suksesshëm.

Fabregas e ka filluar shumë mirë aventurën e tij te skuadra e Bluve të Londrës, pasi është njëri ndër lojtarët kryesor në ndeshjet e para të këtij sezoni.