Zbulohet arsyeja e përleshjes në NBA, flet Carmelo Anthony

Një përleshje e madhe ka ndodhur në ndeshjen Houston Rockets – LA Lakers.

Sport

21/10/2018 08:27

Rajon Rondo i Lakers dhe Chris Paul i Rockets janë përfshirë në një përleshje ku kanë shkëmbyer disa grushte, shkruan lajmi.net.

Lexoni edhe: 

Përleshje në NBA, shkëmbehen grushte mes yjeve

Situata eskaloi edhe më shumë kur lojtarët e tjerë u përfshinë në këtë zënkë.

Madje, Brandon Ingram i Lakers u përjashtua nga loja pak minuta para fundit të takimit.

Ylli i Rockets, Carmelo Anthony, ka zbuluar arsyen e kësaj zënke. Ai ka thënë: “Rondo pështyu mbi Chris Paul. Ky veprim nuk bëhet as në rrugë”.

Kujtojmë se në fund të takimit triumfues nga loja dolën skuadra e Rockets. /Lajmi.net/