Zbulohet arsyeja e festimit nga Ronaldo ndaj Spanjës

Cristiano Ronaldo shpërtheu në paraqitjen e tij të parë në “Kampionatin botëror 2018”.

Sport

16/06/2018 09:47

Cristiano Ronaldo shkëlqeu duke realizuar het-trik për Portugalinë në barazimin 3:3 ndaj Spanjës.

Ronaldo shpërtheu në paraqitjen e tij të parë në “Kampionatin botëror 2018”.

Ai festoi golat në mënyrën e tij të zakonshme me thirrjen “SIIII”, përcjell “lajmi.net”.

Por, ai po ashtu bëri një veprim duke krijuar formën e GOAT, shprehje që i referohet futbollistit më të mirë të gjitha kohërave. /Lajmi.net/