Zbulohet arsyeja e dështimit të transferimit të Bale te United

.

Sport

22/07/2018 10:04

Manchester United ka hequr dorë përfundimisht nga transferimi i Gareth Bale.

Klubi anglez nuk ka mundur t’i përballojë financiarisht kërkesat e uellsianit, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas mediave angleze, paga që ka kërkuar Bale ka qenë e papërballueshme për Unitedin.

Kësisoj, Jose Mourinho ka hequr dorë nga objektivi numër një i verës.

Bale pritet të qëndrojë te Reali, ku tani ka më shumë hapësira pas largimit të Cristiano Ronaldos. /Lajmi.net/