Zbulohet arsyeja e çuditshme të largimit të Mouras nga PSG

Lucas Moura është larguar nga Paris Saint-Germain për arsyen e çuditshme, sepse “spiunonte” shokët.

Sport

02/02/2018 15:33

Lucas Moura ishte ndër lojtarët më pak të aktivizuar në pjesën e parë të sezonit të PSG-ja dhe ai është transferuar për te Totenhemi në merkaton e janarit. Gazeta franceze “Le parisien” pretendon se ka gjetur arsyen pas kësaj lëvizjeje.

Sipas të përditshmes franceze, braziliani është larguar për arsyen e çuditshme, sepse “spiunonte” shokët. Ai ishte shndërruar një problem në dhomat e zhveshjes, sepse ai merrte informacione nga aty dhe ua transmetonte mediave.

Për këtë arsye, ai ishte ndër personat më të urryer nga shokët e ekipit, sepse zbulonte për gazetarët incidente të ndryshme ose shpërndante thashetheme, transmeton “Panorama Sport”.

Largimi i tij shihej si një hap i domosdoshëm nga ekipi francez, për të rikthyer harmoninë në ekip.