Zbulohet arma sekrete me të cilën Joshua do ta rrah Klitschkon (FOTO)

Fizioterapeuti Rob Maden ka zbuluar armën sekrete Anthony Joshua, në luftën ndaj Wladimir Klitschko.

Sport

29/04/2017 21:02

Maden që punon me britanikun, pret fitore të tij në meçin më të rëndësishëm të karrierës.

Ai thotë se fuqia dhe mosha e re, do të ndikojë që Joshua ta “pensionojë” 41 vjeçarin nga Ukraina.

“Anthony është rritur shumë kohëve të fundit, askush nuk është si ai. Ai është personi më i fuqishëm në Britani”, ka deklaruar Madden.

“Por cili do të jetë sekreti i tij për të mposhtur Klitschkon? Rinia e tij, shpejtësia e tij, shpejtësi që Klitschko e ka pasur në një fazë tjetër të karrierës”./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy