Zbulohet arka e ushtarit nga Lufta e Dytë Botërore (Foto)

Është zbuluar në Rusi, një arkë që përmban uniformën dhe gjësendet tjera personale, të një ushtari gjerman, që ishte pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore.

Fun

28/02/2016 20:22

Historianët dhe ekspertët vendas e kanë zbuluar këtë arkë, ndërsa po hulumtonin në një hapësirë të regjionit Nevsky Pyatachok, vend ky, ku janë zhvilluar shumë beteja, transmeton Telegrafi.

Sipas uniformës, del se ky ishte një ushtar nazist, ndërsa me vete kishte edhe duhan, alkool, këpucë dhe kuletë.

Këto gjetje që i kanë rezistuar shumë mirë kohës, janë shfaqur në ueb-faqe që kanë të bëjnë me historinë, në përpjekje për të zbuluar familjen e ushtarit, që ka shërbyer në frontin Lindor. /Telegrafi/

a6 a1 a2 a3 a4 a5