Zbulohen specifikat e Samsung Galaxy S6 Edge Plus

Raportime të reja konfirmojnë madhësinë e modelit të ri të Samsung S6, të quajtur ndryshe ‘Galaxy S6 Edge Plus’.

Auto & Tek

22/06/2015 20:45

OnLeaks sugjeron se S6 Edge Plus do të ketë përmasa 154.45×75.80×6.85mm, që do të thotë se madhësia e ekranit do të jetë 5.5-inç. Duhet të theksohet se modelet e tanishme përmbajnë ekrane 5.1-inç.

S6 Edge Plus do të përmbajë gjithashtu skaje të lakuara që janë parë edhe në modelin aktual Edge. Zbulimi i cekur më lartë tregon gjithashtu se celulari do të ketë një port më të madh të USB, transmeton Lajmi.net.

S6 Edge Plus pritet të fuqizohet nga një çip Snapdragon 808 CPU. Këto specifika nuk janë parë si një lëvizje e mirë e Samsung nga analistët teknologjik.

Samsung tashmë është duke pasur vështirësi me shitje dhe mund të jetë ngutur pak me idenë e lansimit të këtij modeli të ri.