Zbulohen specifikat e Galaxy Note 5 dhe S6 Edge Plus

Që të dy, Galaxy Note 5 dhe S6 Edge Plus do të përmbajnë ekran 5.7-inç me rezolucion 2560 x 1440 piksel, sipas raporteve të reja.

Auto & Tek

09/07/2015 15:04

Ata do të jenë në dispozicion në ngjyrë të zezë, të artë, të argjendtë dhe të bardhë. Të dy pritet të përmbajnë panele të zeza qelqi, transmeton Lajmi.net.

Galaxy S6 Edge Plus, natyrisht, do të përmbajë ekran të lakuar në të dy anët si në modelin S6 Edge. Galaxy Note 5 në anën tjetër do të ketë një ekran të rrafshët.

Brenda S6 Edge Plus, ju do të gjeni një procesor Snapdragon 808 me 16 bërthamë, 32GB hapësirë interne, kamerë 16MGP mbrapa, kamerë 5MGP para dhe një bateri 3,000mAh, transmeton Lajmi.net.

Sa i përket modelit Note 5, ai pritet të ketë një procesor 64-bit Exynos 7422. Për lajme të reja mbi këto dy modele do të dëgjoni më shumë nga Samsung në shtator.