Zbulohen pasardhësit e mundshëm të Moyesit

Tabloidi britanik Daily Star ka shkruar të hënën se Manchester Unitedi po mendon për trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti, pas largimit të David Moyes. Tifozët e Unitedit janë të pakënaqur me ish menaxherin e Evertonit dhe e duan larg Old Traffordit gjatë verës, prandaj ‘Djajtë e Kuq’ po mendojnë për pasardhësin e tij. Menaxheri…

Sport

31/03/2014 11:05

Tabloidi britanik Daily Star ka shkruar të hënën se Manchester Unitedi po mendon për trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti, pas largimit të David Moyes.

Tifozët e Unitedit janë të pakënaqur me ish menaxherin e Evertonit dhe e duan larg Old Traffordit gjatë verës, prandaj ‘Djajtë e Kuq’ po mendojnë për pasardhësin e tij.

Menaxheri legjendar, Sir Alex Ferguson e kishte zgjedhur Moyesin si pasardhës të tij ideal, por Moyes nuk arriti ta komponojë një ekip të duhur dhe aktualisht gjendet në pozitën e shtatë në Premierligë, 10 pikë larg zonës që qon në Ligën e Kampionëve.

Për këtë, ai mund të largohet nga United këtë verë. Përpos Ancelottit, në listë për t’u emëruar trajner i Manchesterit është edhe Jose Mourinho, nëse vendos të largohet nga Chelsea, por edhe trajneri perspektiv dhe mjaft i suksesshëm, Diego Simeone, aktualisht në Atletico Madrid.