Zbulohen pamjet e Surface Phone, rivalit të iPhone nga Microsoft!

Pamjet e reja që kanë rrjedhur online sugjerojnë se telefoni i shumë-pritur nga Microsoft – Surface Phone, është më afër lansimit zyrtar se sa që pritej fillimisht.

Auto & Tek

02/01/2017 20:46

Fotografitë e postuara në rrjetin më të madh social kinez Weibo – nga një profil i njohur në vend ka nxjerr në pah atë që duket të jetë një prototip i modelit të ri ri të telefonit nga Microsoft.

Surface Phone është një model i telefonit që është përfolur për një kohë të gjatë dhe tani me sa duket Microsoft është gati që linjës së re të pajisjeve Surface t’ia shtojë edhe telefonin. Më parë, Microsoft ka lansuar laptopët Surface Pro dhe Surface Book.

Drejtori i Microsoft Satya Nadella ka thënë së fundmi se pajisja e re mobile nga kompania do të mund të vijë së shpejti, ndërsa e la për tu nënkuptuar se Surface Phone mund të jetë “pajisje tejet e avancuar mobile”.

Muaji tetor i këtij viti pritet të jetë data e mundshme e lansimit të Surface Phone.