Zbulohen ofertat për Etrit Berishën

Të qëndrojë në Itali apo të provojë një kampionat tjetër? Etrit Berisha në fund të këtij sezoni duhet të marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tij, në një periudhë ku me sa duket ofertat nuk i mungojnë.

Sport

27/03/2017 20:20

Një ditë më parë, në një intervistë për mediat italiane, portieri i përfaqësueses sqaroi se muajin e ardhshëm do të ulej në tavolinën e diskutimeve me Atalantën dhe Lacion për të vendosur për të ardhmen e tij. Ndërsa sot, mediat përtej Adriatikut aludojnë transferimin përfundimtar të Berishës si pjesë të Atalantës si pjesë të kalimit të sulmuesit Petanja drejt Lacios.

Vlera e sulmuesit italian llogaritet rreth 15 milionë euro dhe Lacio shpreson që të ulë pak këtë pagesë duke përfshirë aty edhe kartonin e Berishës. Por ndërkohë, menaxheri i portierit, Federiko Pastorelo, ka zbuluar se këto nuk janë variantet e vetme që ka përpara 28-vjeçari shqiptar.

“Ai po bën pikërisht atë që të gjithë prisnin prej tij. Atalanta ka të drejtën e blerjes për një shumë mjaft të rëndësishme. Por ai ka shumë treg, sidomos jashtë, në Bundesligë dhe në Premier Ligë”, shpjegoi përfaqësuesi italian i Berishës./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6