Zbulohen njerëzit më të shëndetshëm në botë!

Zemrat më të shëndetshme në botë’ janë gjetur tek populli Tsamine, në pyjet e Bolivisë, thonë shkencëtarët.

Fun

18/03/2017 13:24

Sipas hulumtuesve shkencorë, edhe banorët më të moshuar në këtë vend nuk kanë asnjë shenjë të bllokimit të arterieve.

“Është një popull i jashtëzakonshëm”, me dieta dhe mënyra jetese krejtësisht të ndryshme.

Janë rreth 16000 banorë tsimanezë të cilët merren me gjueti, peshkim dhe si fermerë në Lumin Maniqui në ultësirën boliviane.

Mënyra e tyre e jetesës është e ngjashme me atë të qytetërimit të mijëra viteve më parë.

Për të arritur në këtë vend, shkencëtarëve dhe mjekëve u është dashur të bëjnë disa fluturime dhe një udhëtim me kanoe.

Si mund të krahasohet dieta juaj me atë të banorëve tsimanezë?

Ata ushqehen me derr të egër, gjitarë të tjerë barngrënës, peshk të freskët, fruta të freskëta dhe të thata, oriz, patate të ëmbla, misër, gjethe delli (të ngjashme me bananet).

Ata janë gjithashtu më aktivë fizikisht, ku burrat bëjnë më shumë se 17 mijë hapa në ditë, ndërsa gratë 16 mijë.

Edhe personat mbi 60 vjeç madje ecin kaq shumë.

Sa të shëndetshme janë zemrat e tyre?Shkencëtarët kontrolluan përmbajtjen e kalciumit në arteriet e kalciumit, që është shenjë e bllokimit të enëve të gjakut dhe rrezikut për sulm në zemër.

Shkencëtarët skanuan zemrat e 705 banorëve tsimanezë. Në moshën 45 vjeç, pothuajse asnjëri prej tyre nuk kishte përmbajtje të kaciumit në arteriet koronare apo shenja të bllokimit të arterieve, ndërkohë që 25% e amerikanëve i kanë.

Në moshën 75-vjeçare, 2/3 e kësaj popullsie nuk kishin arterie të bllokuara, krahasuar me pjesën më të madhe të amerikanëve (80%) që kanë përmbajtje të kacliumit të arteriet koronare.