Zbulohen lodrat e seksit dy mijë vjet të vjetra

Fotografi të rralla janë lëshuar online, që shfaqin lodrat e lashta të seksit të cilat dikur i përkisnin mbretërve kinezë dhe aristokratëve.

Lifestyle

12/02/2017 19:47

Dy pajisjet e kënaqësisë, të bëra nga bronzi, janë më të vjetra se 2,000 vjet dhe datojnë që nga koha e Dinastisë Han të Kinës.

Ato u zbuluan në Provincën Jiangsu afër Shangait brenda disa varrezave të lashta që u përkasin të pasurve dhe të fuqishmëve.

Njëri nga artefaktet, që ka një unazë metali të ngjitur në të, u zbulua në qytetin Yizheng në perëndim të Jiangsu.

1-77