Zbulohen imazhet e nxehta të Sadnës tek Bidaai me të dashurin (FOTO)

Sara Khan e njohur si Sadna tek seriali indian Bidaai është aktore shumë e njohur në Indi.

ShowBiz

06/02/2016 11:33

Në vitin 2007 zgjidhet Miss Madhya Pradesh me cka fiton edhe rolin e saj që e bëri të njohur në këtë serial. Më parë ajo ka aktruar edhe në serialet si Hamari Adhuri Kahaani së bashku me Vidya Balan dhe Emraan Hashmi.

Momentalisht ajo aktron rolin e Pavitra në serialin Bhagyalakshmi. E lindur më 6 gusht të vitit 1989 në Bhopal të Indisë ajo ka mbaruar shkollimin në Bhopal dhe fillon studimet në universitetin e Mumbait. Paraqitja e saj e parë ka qenë pikërisht ky serial ku edhe u bë super e njohur.

Pas vetes ka shumë cmime në evente të ndryshme në Azi. Në vitin 2010 ajo martohet me Ali Merchant në shou spektaklin Big Boss House edicioni i katërt por pas spektaklit ajo divorcohet duke u martuar me aktorin dhe modelin Paras Chhabra por edhe nga ai ndahet derisa për momentin është e martuar me këngëtarin dhe biznesmenin Rishabh Tandon.

”Po jam e lidhur me Rishabh por realisht martesa na shkon shumë vështirë edhe pse ai është shumë special dhe më dashuron ndoshta së shpejti do martohemi por se di nuk kemi caktuar ndonjë datë të saktë”, është shprehur ajo.