Zbulohen emrat e dy trajnerëve që mund të marrin drejtimin e Bayernit

Bayern Munich ka filluar të mendojë për trajnerin që do të drejtojë skuadrën në sezonin tjetër.

Sport

04/01/2018 23:53

‘Bavarezët’ kanë dështuar sërish të arrijnë marrëveshje me Jupp Heynckes, marrëveshja e të cilit përfundon në fund të sezonit.

Bazuar në raportimin e gazetës ‘Kicker’, për t’u ulur në bankinën e Bayernit pretendent janë dy emra.

Bëhet fjalë për Niko Kovacin e Eintracht Frankfurtit dhe Julian Nagelsmannin e Hoffenheimit./Lajmi.net/