Zbulohen emrat e dy skuadrave ku Mbappe dëshironte të transferohej

Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery ka treguar se Kylian Mbappe shpresonte të nënshkruante me Real Madridin ose Barcelonën në vend të PSG-së.

Sport

06/05/2018 18:40

Unay Emery që po kalon sezonin e fundit të PSG, ka vendosur të “hap letrat” për të zbuluar disa gjëra të panjohura për publikun.

Pasi ditë më parë tha se ishte i obliguar ta bënte gjithsesi të lumtur Neymarin, tani spanjolli ka zbuluar se Mbappe para se të transferohej te PSG, dëshironte kalimin te Real Madrid apo Barcelona.

“Kur takova të atin dhe lojtarin, në shtëpi, lojtari donte të shkonte në Madrid ose Barcelona dhe ishte klubi dhe unë që i thamë atij se duhej të ishte në Francë”, ka thënë fillimisht Emery për SFR Sports.

“Historikisht, ky lloj i lojtarit francez, i cili ishte vetëm 18 vjeç dhe filloi të shfaqej, po largohej nga Franca dhe si një francez, duhet të kesh krenari që të kesh Mbappe në PSG”./Lajmi.net/