Zbulohen dy transferimet e para të Barcelonës në janar

Barcelona duket se do të futet shumë seriozisht në afatin e janarit.

Sport

03/12/2018 08:34

Barcelona dëshiron t’i bëjë së paku dy transferime në afatin e dimrit.

Skuadra katalonase dëshiron ta transferojë Hirving Lozanon nga PSV dhe Krzysztof Piatek nga Genoa, përcjell “lajmi.net”.

Që të dy lojtarët po tregojnë formë të jashtëzakonshme në këtë sezon te skuadrat e tyre përkatëse, andaj Barcelona është hedhur në sulm për ta.

Por, katalonasit e dinë se do të jetë shumë e vështirë transferimi i dy lojtarëve, pasi shumë skuadra janë vënë në gjah për ta. /Lajmi.net/