Zbulohen dy nënkryetarët e rinj të FFK-së

Pas zgjedhjes së Agim Ademit, president i Federatës së Futbollit të Kosovës, shumë shpejt pritet të kompletohen edhe pozitat e nënkryetarëve.

Sport

24/09/2018 11:24

Pikërisht Ademi ishte nënkryetar i FFK-së, në kohën e drejtimit të këtij institucioni nga legjenda, Fadil Vokrri.

Gazeta Olle mëson në burime të saj, se Agim Dibrani dhe Bakir Burri do të jenë dy nënkryetarët e FFK-së.

Burri vjen nga Lidhja Rajonale e Pejës, dhe prej shumë vitesh jep kontribut për futbollin kosovar, derisa është edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

Ndërkohë, Agim Dibrani është emër i panjohur për futbollin kosovar. Ai më parë ka punuar në Komunën e Prishtinës, si drejtor për Ekonomi dhe Zhvillim Lokal, ndërsa  ka qenë anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gazeta ka kontaktuar presidentin Agim Ademi, por ai ishte i zënë me takime të FIFA-s, jashtë vendit.

agimdibrani