Zbulohen detajet e prezantimit të Ronaldos nga Juventus

Prezantimi i Cristiano Ronaldos nuk do të jetë event i hapur për publikun.

Sport

12/07/2018 15:20

Cristiano Ronaldo do të prezantohet në Juventus njësoj si të gjithë përforcimet e tjera.

Edhe pse bëhet fjalë për blerjen më të madhe në histori të klubit, paraqitja e tij para mediave do të jetë konferenca e zakonshme.

“Prezantimi i Cristiano Ronaldos nuk do të jetë event i hapur për publikun, konferencë e zakonshme për media para gazetarëve”, ka bërë të ditur Romeo Agresti nga “Goal Italia”, përcjell “lajmi.net”.

Ronaldo do të prezantohet të hënën. /Lajmi.net/