Zbulohen detaje të reja rreth situatës së Schumacher

Detaje të reja janë zbuluar rreth gjendjes së shtatë herë kampionit të Formula 1, Michael Schumacher.

Sport

11/01/2019 08:59

Legjenda e F1 thuhet të jetë akoma “shumë i afërt” me familjen e tij, edhe përkundër lëndimit traumatik në kokë, bëhet e ditur nga një përditësim i situatës, nga menaxherja e tij, Sabine Kehm, transmeton lajmi.net.

Duket se Schumacher, i cili javën e kaluar mbushi 50 vite, mbështetet shumë në dashurinë dhe mbështetjen e familjes.

Schumi po merr kujdesin e tij në shtëpinë e tij afër liqenit të Gjenevës, në Zvicër.

Ai nuk është shfaqur në publik që kur pësoi aksidentin e tmerrshëm gjatë skijimit që i solli dëmtim në tru, në vitin 2013.

Së fundmi, ishte Kehm që tregoi disa detaje nga jeta e legjendës së F1.

“Corinna dhe Michael kanë qenë një çift perfekt dhe ata janë akoma ashtu nëse më pyet mua” ka thënë ajo.

“Kur ai shkonte në shtëpi dhe fëmijët ishin aty, Formula ishte shumë larg prej aty. Ai kishte nevojë për atë privatësi. Familja e tij ka qenë gjithmonë primare. Ata akoma po i qëndrojnë pranë” ka thënë menaxherja e Schumit.

Schumacher është raportuar të jetë duke marrë terapi që i kushtojnë atij rreth 50mijë funte për javë. /Lajmi.net/