Zbulohen arsyet pse Neymar dëshiron të largohet nga Barcelona (FOTO)

France Football ka publikuar disa prej arsyeve pse Neymar dëshiron të largohet nga Barcelona.

Sport

25/07/2017 07:14

Neymar është duke konsideruar mundësinë e largimit nga Barcelona për t’u transferuar në Paris Saint-Germain.

E përditshmja sportivr franceze “France Football” ka publikuar ato që beson të jenë arsyet pse ylli brazilian mendon largimin nga Camp Nou.

Neymar dëshiron të ndihet më i lirë, dhe të dalë nga ‘hija’ e Leo Messit, përcjell “lajmi.net”.

Ai po ashtu beson se me transferim në Paris do të ketë më tepër shanse që të shndërrohet në kandidat për “Topin e Artë”.

Kurse, së bashku me kontratën më pagë rekorde ai edhe do të ketë rolin e liderit të padiskutueshëm në ekip. /Lajmi.net/