Zbulohen 5 gënjeshtrat që femrat ua thonë partnerit në shtrat (FOTO)

“Seksi është po aq eksitus sa ishte në fillim”, është një ndër gënjeshtrat e shumta që femrat e përdorin në shtrat, sipas ekspertes së seksit Tracey Cox.

Lifestyle

28/01/2016 10:36

 

Po zemër, edhe unë e kam përjetuar orgazmën njëkohësisht me ty

Orgazma e njëkohshme është një gjë shumë e rrallë, thotë Cox, pasi që femrat marrin më shumë kohë për të arritur orgazmën sesa meshkujt.

Kur një mashkull e arrin orgazmën, ju jeni vetëm në gjysmë të rrugës.

Seksi është po aq eksitus sa ishte në fillim

Cox thotë se përderisa seksi mund të bëhet më i mirë sa më gjatë që të jeni bashkë, ajo gjithashtu shton se pasioni, epshi dhe eksitomi nuk duhet neglizhuar.

Pavarësisht se sa gjëra të reja i provoni, Cox thotë se truri nuk të lë të mendosh tjetër sen pos që je duke bërë seks me të njëjtin trup, transmeton lajmi.net.

Ne bëjmë seks tërë kohën

Një çift i martuar bën seks më pak se një herë në javë, duke u bazuar në studimin e vitit 2012 të National Survey of Attitudes and Lifestyles.

Duke e marrë parasysh këtë studim, Cox thotë se shumë çifte gënjejnë kur thonë se bënë seks çdo ditë.

Normal që nuk flas për problemet seksuale me dikë tjetër

Edhe kjo është një gënjeshtër, thotë Cox.

Në një anketim të fundit të SHBA-së, 63% e njerëzve kanë thonë se kanë folur me një person të 3-të rreth ndonjë problemi të një lidhje afat-gjate, raporton lajmi.net.

Rreth 50.8% e problemeve që janë diskutuar kanë qenë rreth seksit.

Asnjëherë nuk jam shtirur që jam duke përjetuar orgazëm

Nëse një mashkull e thotë këtë, atëherë gjasat janë të mëdha që është e vërtetë, por nëse e thotë një femër atëherë ‘definitivisht është një gënjeshtër’, thotë Cox.

90% e meshkujve përjetojnë orgazëm gjatë marrëdhënieve intime, ndërsa vetëm 25% të femrave e arrijnë të njëjtën gjë, duke u bazuar në disa studime të fundit. /lajmi.net