Zbulohen 3 mijë rrënjë kanabis në Krujë

Efektivat e Komisariatit të Policisë në Krujë në bashkëpunim me Komisariatin e Ndërhyrjes së Shpejtë “FNSH” Tiranë në kuadër të operacioni i koduar“Cudhi-2”, kanë zbuluar mbi 3 mijë rrënjë kanabis.

Lajme

11/07/2015 20:01

Gjatë kontrollit të ushtruar në të gjithë territorin e fshatit Rranxë, Komuna Cudhi në Krujë  u konstatuan rreth 3052 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa, të cilët u asgjësuan me djegie.

Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë,vazhdon puna për dokumentimin e plotë të  ngjarjes,identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal./shqiptarja